Postë private me marrje në adresë
Marrim pakon te dyqani ose magazina juaj dhe e dorëzojmë derë më derë.
Postë private · Tiranë
DRIVR është shërbim postar privat dhe kompani korrierësh në Tiranë. Marrim pakot te dyqani juaj dhe ua dorëzojmë klientëve brenda ditës, me gjurmim live dhe pagesë në dorëzim.
Kush jemi
DRIVR është një shërbim postar privat dhe kompani korrierësh që operon në Tiranë, Shqipëri. Ofrojmë marrje pakosh në adresë, dërgesa brenda ditës, dërgesa ekspres dhe shpërndarje për biznese dhe dyqane online.
Jemi postë e vërtetë, me korrierë të vërtetë në rrugët e Tiranës. Teknologjia na ndihmon të jemi më të shpejtë dhe më të qartë: e dini gjithmonë ku ndodhet pakoja.
Shërbimet
Nga një porosi e vetme te dërgesat e përditshme të dyqanit tuaj.
Marrim pakon te dyqani ose magazina juaj dhe e dorëzojmë derë më derë.
Për dërgesat e përditshme: brenda 2 orësh deri në 4.5 km, brenda 3 orësh për distanca më të gjata.
Kur klienti nuk pret. Nga 25 deri në 60 minuta, sipas distancës.
Korrieri mbledh pagesën në emër të dyqanit dhe jua kthejmë shpejt.
Si funksionon
Na shkruani në WhatsApp ose na telefononi. Partnerët na i dërgojnë porositë drejtpërdrejt, pa orare fikse.
Korrieri më i afërt vjen te dyqani juaj dhe niset menjëherë.
Ju dhe klienti merrni njoftime dhe e shihni pakon në rrugë.
Pakoja dorëzohet. Nëse ka pagesë në dorëzim, paratë jua kthejmë shpejt.
Për biznese
Shitni online, në Instagram apo në dyqan fizik? Ne merremi me dërgesat, nga marrja e pakos deri te paratë në dorën tuaj.
Vijmë te dyqani apo magazina juaj sipas ritmit tuaj. Një porosi apo dhjetëra.
Klienti e merr porosinë po atë ditë, ose brenda një ore me ekspres.
Ju dhe klienti juaj e shihni pakon në rrugë, në çdo moment.
Klienti njoftohet vetë për çdo hap. Më pak telefonata për ju.
Mbledhim paratë në emrin tuaj dhe jua sjellim në ndalesën e radhës.
Sistemi ia jep porosinë korrierit më të afërt dhe zgjedh rrugën më të shpejtë.
Krahasimi
Posta klasike, korrieri i pavarur dhe DRIVR, krah për krah.
Marrja e pakosNjë herë në ditë, me orare fikse
Koha e dorëzimitShpesh 1–3 ditë
GjurmimiI kufizuar
Pagesa në dorëzimLikuidim i ngadaltë
Kur diçka shkon keqSportel dhe radhë
Marrja e pakosKur t’ju duhet, te dyqani juaj
Koha e dorëzimitBrenda ditës, ose 25–60 min me ekspres
GjurmimiLive, për ju dhe për klientin
Pagesa në dorëzimParatë kthehen në ndalesën e radhës
Kur diçka shkon keqNjë ekip që ju përgjigjet në WhatsApp
Marrja e pakosKur ka kohë korrieri
Koha e dorëzimitE paparashikueshme
GjurmimiPa gjurmim
Pagesa në dorëzimPa garanci
Kur diçka shkon keqVaret nga një person
Tarifat
Çmimi varet nga shërbimi, distanca dhe madhësia e pakos. Për biznese me volum të rregullt, tarifat caktohen me marrëveshje.
Për dërgesat e përditshme.
| Distanca | Afati | XS–L | XL |
|---|---|---|---|
| 0–4.5 km | 0–2 orë | 200 L | 300 L |
| mbi 4.5 km | 0–3 orë | 300 L | 400 L |
Për momentet kur çdo minutë ka rëndësi.
| Distanca | Afati | XS–L | XL |
|---|---|---|---|
| 0–1 km | 0–25 min | 300 L | 500 L |
| 1–4.5 km | 0–35 min | 400 L | 600 L |
| 4.5–8 km | 0–45 min | 500 L | 700 L |
| mbi 8 km | 0–60 min | 600 L | 800 L |
Distanca matet nga pika e marrjes te pika e dorëzimit. XS–L për pakot e zakonshme, XL për pakot e mëdha. Afatet janë të synuara dhe mund të ndikohen nga trafiku.
Pyetje
Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani, ju përgjigjemi me kënaqësi.
DRIVR është një shërbim postar privat dhe kompani korrierësh në Tiranë. Marrim pakot te dyqani juaj dhe i dorëzojmë brenda ditës ose me ekspres, me gjurmim live dhe pagesë në dorëzim.
Po. DRIVR është postë private: marrim, transportojmë dhe dorëzojmë pako me korrierët tanë. Teknologjia jonë shërben për gjurmimin, njoftimet dhe organizimin e dërgesave.
Operojmë në Tiranë dhe në zonat përreth, si Kamëz, Kashar, Sauk, Linzë dhe Dajt. Zgjerimi në qytete të tjera është në plan.
Dërgesat standard dorëzohen brenda 2 orësh deri në 4.5 km dhe brenda 3 orësh për distanca më të gjata. Dërgesat ekspres dorëzohen brenda 25 deri në 60 minutash, sipas distancës. Afatet mund të ndikohen nga trafiku.
Tarifat standarde fillojnë nga 200 lekë për dërgesat standard dhe nga 300 lekë për ekspres, sipas distancës dhe madhësisë së pakos. Për biznese me volum të rregullt, tarifat caktohen me marrëveshje.
Na shkruani në WhatsApp, na telefononi në 069 27 555 81 ose plotësoni formularin dhe ju kontaktojmë ne. Pas kësaj, porositë na i dërgoni drejtpërdrejt, pa orare fikse.
Po. Nëse klienti paguan në dorëzim, korrieri ynë e mbledh shumën në emër të dyqanit dhe likuidimi kryhet shpejt, sipas marrëveshjes.
Po. Për çdo porosi shikoni kur është marrë, ku ndodhet dhe kur është dorëzuar. Klienti merr njoftime automatike gjatë rrugës.
Po. Mund të përcaktoni orarin e preferuar kur krijoni porosinë dhe ne kujdesemi që dorëzimi të bëhet në atë interval.
Filloni sot
Regjistroni biznesin dhe ju kontaktojmë ne. Na tregoni sa dërgoni dhe nga cila zonë.